VIDEO/ Me dosje në dorë, kryeministri Rama mbërrin në Durrës për mbajtjen e Asamblesë së PS

video me dosje ne dore kryeministri rama mberrin ne durres per mbajtjen e asamblese se ps
video me dosje ne dore kryeministri rama mberrin ne durres per mbajtjen e asamblese se ps





































Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në qytetin e Durrës, aty ku do të zhvillohet edhe Asambleja e PS.

Kryesocialisti Rama është shfaqur i veshur sportiv me një bluzë të bardhe, ndërsa futet në sallën ku do të zhvillohet takimi me një dosje në dorë.

Mbledhja e sotme e Asamblesë do të nisë me fjalën e kryeministrit Rama, më pas do të zhvillohet votimi për organet e reja drejtuese të partisë, për Kryesinë dhe Sekretariatin.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thotë se sot dot ë zgjidhet ekipi drejtues i PS, që do të nisë edhe punën për të ndërtuar, siç thotë ai, skuadrën e re përfaqësuese PS 2030.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje nga salla ku sot në Durrës do të zgjedhim ekipin drejtues të Partisë Socialiste, e do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS2030 për SHQIPËRINË2030, ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →