Beshiktashi triumfoi me rezultatin 5-0, në finalen e Superkupës së Turqisë ndaj Gallatasarait, duke ngritur lartë trofeun. Një sukses elektrizues ky për bardhezinjtë, teksa titullar ishte edhe Milot Rashica.
Shqiptari i Kosovës, në fund të sfidës, bëri bashkë flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë, duke e festuar mëse miri këtë triumf. Rashica, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale festën me tifozët e Beshiktashit, teksa mbante në krahë dy flamujt.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co