Edon Zhegrova është njeriu i momentit te Lille. Sulmuesi shqiptar realizoi dopietë ndaj Lens, në triumfin 2-1 në kampionat. Përtej golave, ra në sy festa e tij. Zhegrova zgjodhi të bënte sikur po pinte diçka, ndërsa pas sfidës, pasi u pyet për këtë gjë, ai shpjegoi veprimin e berë. “Mua më pëlqen kafeja” – tha Zhegrova.
Në këtë edicion, lojtari ka realizuar 5 gola dhe ka dhuruar 5 asiste. Më parë, ai ka mbajtur veshur fanellën e Genk dhe Basel.
😂 Les explications d’Edon Zhegrova sur sa célébration de but ! ☕️#LOSCRCL pic.twitter.com/G3RyLyucPk
— Prime Video Sport France (@PVSportFR) March 29, 2024
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co