VIDEO/ Milan bie në Firenze, Fiorentina “buzëqesh” në ndeshjen e “çmendur”

video milan bie ne firenze fiorentina buzeqesh ne ndeshjen e cmendur
video milan bie ne firenze fiorentina buzeqesh ne ndeshjen e cmendur

Milan pësoi disfatë 2-1 ndaj Fiorentinës, në sfidën përmbyllëse të javës së shtatë të Serie A.

Një pjesë e parë me të vërtetë e “çmendur”, e cila nuk këshillohet për njerëzit që kanë probleme me zemrën.

Kean shpërdoroi një mundësi ideale në të 22-tën minutë. Sulmuesi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke çuar dëm këtë shans.

Skuadra vjollcë mori epërsinë në minutën e 35-të. Ishte një ish si Adli që mposhti Maignan.
Portieri i Fiores, De Gea bëri heroin në fundin e fraksionit, duke i pritur një penallti Theo Hernandezit.

Ende pa u mbyllur pjesa e parë, Abraham mund të vendoste ekuilibrat, nëse do tregohej më i saktë.

Besojeni ose jo por Abraham gaboi nga penalltia në minutën e 56-të.

Kuqezinjtë shtuan presionin dhe barazuan llogaritë me Pulisic. Fiorentina fitoi falë golit të islandezit Gudmundsson, në minutën e 73-të.

(VIDEO)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co