Mirlind Daku e ka nisur me këmbën e mbarë kampionatin e ri në Rusi, ku është pjesë e skuadrës së Rubin Kazan. Qendërsulmuesi shqiptar, ka shënuar që në ndeshjen e parë të kampionatit, që skuadra e tij zhvilloi në transfertë ndaj Pari NN.
Vendasit gjetën rrjetën që në minutën e tretë të sfidës, por me aksionin e parë që krijoi Rubin Kazan, ishte pikërisht Daku ai i cili që çoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat për ekipin e tij.
SHIH VIDEON
Në këtë edicion Daku mban numrin 10 në fanellë me Rubin Kazan dhe pavarësisht zërave që e kanë parë atë të lëvizë drejt kampionateve më të rëndësishme, duket plotësisht i fokusuar te klubi rus dhe paraqitjet sa më të mira me të.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co