Momente tensioni u regjistruar në stadiumin “Niko Dovana”, në fundin e sfidës mes Dinamos dhe Skënderbeut, të fituar nga blutë me rezultatin 2-0.
Teksa gjyqtari sinjalizoi fundit e takimit dhe lojtarë po iu drejtoheshin dhomave të zhveshjes, pati një përplasje mes mesfushorit të Dinamos, Ersildo Smaçi dhe portierit të Skënderbeut, Marko Alia.
“Panorama Sport” mëson se Smaçi fillimisht u kap me Gërçon, por më pas në këtë situatë të tensionuar u përfshi edhe gardiani i skuadrës korçare.
Përplasja verbale zgjati vetëm disa minuta, teksa më pas gjakrat duket se u shuan dhe futbollistët u sqaruan me njëri-tjetrin duket shtrënguar dhe duart në tunel.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co