Shqiperia

VIDEO/ Motori përplas dy kalimtare në bulevardin Vlorë-Skelë

video motori perplas dy kalimtare ne bulevardin vlore skele
video motori perplas dy kalimtare ne bulevardin vlore skele

Një aksident rrugor ka ndodhur në bulevardin Vlorë-Skelë. Një motor mësohet se ka përplasur dy kalimtare.

Këmbësoret po kalonte rrugën në momentin e aksidentit. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit. Edhe drejtuesi i motorit ka mbetur i dëmtuar.

[embedded content]

Këmbësoret nuk janë në gjendje të rëndë shëndetësore, por janë shokuar nga ngjarja.

“Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:45, në bulevardin “Ismail Qemali”, shtetasi E. R., 27 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar dy shtetase këmbësore, konkretisht shtetasen A. R., 20 vjeçe dhe një shtetase të mitur 10 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar lehtë dy shtetaset së bashku me drejtuesin e motomjetit, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts