Reperi Mozzik dhe Lotina Haziri tashmë nuk e fshehin më romancën mes tyre! Çifti më i ri i showbizit shqiptar kanë ndarë së fundmi momente të ëmbla krah njëri-tjetrit.
Ka qënë Leotina ajo e cila ka publikuar një video në rrjetet sociale teksa ndodhet në makinë, e në sfond duket krahu me tatuazhe i Mozzik.
SHIKO VIDEON
Çifti shfaqet shumë i lumur si dhe nuk i kursejnë përkëdheljet me njëri-tjetrin!
Ndonëse, dyshja respektojnë privatësinë e njëri-tjetrit, e sidomos për të folur për lidhjenmes tyre, ishte Mozzik ai i cili konfirmoi lidhjen me të, duke u shprehur gjithashtu se Lotina ishte gjëja më e mirë që i kishte ndodhur në jetë.
Reperi i njohur, i cili ka një vajzë Hanën me ish-partneren, Loredana, u shpreh se i ka shkruar prej kohësh vajzës së deputetit të Kosovës, Lutfi Haziri.
“Pasqyron një pëlqim timin të vjetër”, rrëfeu Mozzik, teksa fliste për ndjenjat që ka për 25-vjeçaren.
Ai u shpreh se ndihet shumë i lumtur dhe se gjërat mes tyre kanë ardhur në mënyrën më të bukur.
“Është temë shumë e shkurtër, që përmbyllet shumë qartë. Ajo ndjesia jem që jam shumë mirë edhe jam shumë i lumtur. Lotinës i kam shkruar shumë moti. Nuk është kjo, do të thotë që pasqyron një pëlqim timin të vjetër.
Më pas jemi takuar live dhe siç kanë ardhur ujërat e jetës. Po kanë ardhur në mënyrën më të mirë dhe më të sinqertë, më të drejtë. Vetëm kanë ardhur. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në 28-vite jetë. Tani dal ngadalë do të jetoj në Gjilan”, u shpreh Mozzik.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co