Sport

VIDEO/ Mrekulli e Leverkusen në Bundesligë, fiton titullin e parë në histori pas 120 vitesh, Xhaka e feston me një “perlë”

video mrekulli e leverkusen ne bundeslige fiton titullin e pare ne histori pas 120 vitesh xhaka e feston me nje perle
video mrekulli e leverkusen ne bundeslige fiton titullin e pare ne histori pas 120 vitesh xhaka e feston me nje perle

Merr fund pritja 120 vjeçare. Leverkusen ka fituar titullin e parë në historinë e klubit, në Bundesligë. Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso “kurorëzon” në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin futbollistik, duke thyer kështu hegjemoninë e Bayern.  Të bindur se sot do ishte dita e festës, tifozët kishin mbushur rrugët, duke krijuar kështu një atmosferë të zjarrtë.

“Aspirinat” triumfuan 5-0 ndaj Werder Bremen në BayArena, nën prezencën e mbi 30 mijë mbështetësve. Boniface vendosi pjesën e parë, me një gol nga pika e bardhë e penalltisë. Në fillimin e pjesës së dytë, nuk mund të mungonte Granit Xhaka, një “perlë” e mesfushorit me origjinë shqiptare.  Më pas, Wirtz thelloi shifrat (Tripletë).

Kështu, Leverkusen, siguron titullin disa javë përpara fundit të kampionatit, duke bërë që ndeshjet e radhës t’i luajë vetëm për formalitet. Në 29 takime, Xhaka me shokë nuk kanë provuar asnjëherë shijen e humbjes, ndërsa numëron 25 fitore dhe katërt barazime.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts