Bota Sport

VIDEO/ Muçi dhe Rashica protagonistë, Beshiktashi triumfon me “manita” dhe fluturon në grupet e Ligës së Europës

video muci dhe rashica protagoniste beshiktashi triumfon me manita dhe fluturon ne grupet e liges se europes





































Beshiktashi triumfoi mbrëmjen e sotme me rezultatin 5-1 në duelin e kthimit ndaj Luganos, duke siguruar kualifikimin në grupet e Ligës së Europës. Protagonistë në këtë përballje u shndërruar edhe Milot Rashica dhe Ernest Muçi. 

muci

Rashica u aktivizua titullar, teksa në minutën e 70-të, asistoi për golin e tretë të shënuar nga Rafa Silva. Ndërsa Muçi e nisi sfidën nga stoli duke u aktivizuar në minutën e 66-të. 

Talenti shqiptar mundi të linte gjurmë në këtë duel, teksa në minutën e 92-të, “flirtoi” me golin, teksa gjuajtja e tij në hyrje të zonës, u ndal nga portieri kundërshtar dhe u shndërrua në asist për Uçan i cili vulosi shifrat në 5-1. 

 ASISTI I MUÇIT: VIDEO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts