Besiktas triumfoi 2-0 ndaj Konyaspor, në ndeshjen e luajtur për kampionatin turk. Për Ernest Muçin ishte ndeshja e dytë me fanellën e Besiktas, por e para përpara tifozëve të skuadrës në Tupras Stadium (Istanbul).
Në pjesën e parë, Muçi ishte një rrezik konstant për kundërshtarin, teksa iu afrua golit. Në fillimin e pjesës së dytë, të besuarit e Santos arritën të zhbllokonin ndeshjen me Kilicsoy, i asistuar nga sulmuesi tjetër shqiptar, Milot Rashica.
Cikalleshi dhe Valon Ethemi luajtën 68 minuta për Konyaspor, pa mundur dot të bëjnë diferencën. Për të ardhur te goli i sigurisë, Besiktas vendosi në kasafortë 3 pikët pas golit të Tosun.
🇹🇷 Goal: Semih Kılıçsoy | Beşiktaş 1-0 Konyaspor | 🅰️ Rashicapic.twitter.com/NoYDIoYBGa
— FootColic ⚽️ (@FootColic) February 19, 2024
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co