Bota Sport

VIDEO/ Muriqi prish debutimin e Realit në kampionat, sulmuesi i Kosovës shënon gol dhe ndal Mbape & Co

video muriqi prish debutimin e realit ne kampionat sulmuesi i kosoves shenon gol dhe ndal mbape co





































Real Madridi ndalet që në ndeshjen e parë të La Liga dhe merita është e Vedat Muriqit, Sulmuesi i Kosovës ka shënuar sot me fanellën e Majorkës duke ndalur ekipin e Ançelotit.

muriqi mbape

Madrilenët me sulmin e ëndrrave që nga minuta e parë, kërkuan të gjenin golin sa më shpejt dhe ia dolën falë Rodrigos në minutën e 13 të takimit.

Por në fillimin e pjesës së dytë, ishte Muriqi ai i cili barazoi shifrat, duke vendosur në baraspeshe ndeshjen edhe një herë për ekipin e tij.

Më pas Reali provoi në çdo mënyrë të shënonte, por nuk ia doli as me zëvendësimet duke aktivuar Brahim Diaz apo Gyler, duke shpërdoruar raste të mira dhe në fund duke u kënaqur me vetëm një pikë në javën e parë të kampionatit.

GOLI I RODRGIO (VIDEO)

GOLI I MURIQIT (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts