Bota

VIDEO/ Ndërtesa në flakë dhe shkëmbim zjarri rrugëve të qytetit, dalin pamje nga sulmet në rajonin rus, dhjetëra viktima e të plagosur

video ndertesa ne flake dhe shkembim zjarri rrugeve te qytetit dalin pamje nga sulmet ne rajonin rus dhjetera viktima e te plagosur
video ndertesa ne flake dhe shkembim zjarri rrugeve te qytetit dalin pamje nga sulmet ne rajonin rus dhjetera viktima e te plagosur

Terror në territorin e kontrolluar nga Rusia, u shënjestruan kisha, sinagoga dhe policia, shkon në 9 numri i viktimave

Janë zbuluar pamje nga sulmi i frikshëm në Kaukazit e Veriut, territor rus, ku humbën jetën nëntë persona, mes tyre gjashtë policë, dy autorë dhe një prift ortodoks.
Shënjestër e sulmeve ishin një sinagogë, dy kisha dhe një postbllok policie.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, shihet se si disa godina janë në flakë.

Dyshohet se autorët janë militantë të armatosur të lidhur me ISIS.
Ndërkohë nga pamjet shihet edhe momenti kur ka shkëmbim zjarri, ndërsa raportohet për “luftime” në rrugët e qytetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts