Bota Sport

VIDEO/ Ndeshja e lamtumirës në “Bernabeu”, vajza e Toni Kros futet në fushë! Gjermani shpërthen në lot

video ndeshja e lamtumires ne bernabeu vajza e toni kros futet ne fushe gjermani shperthen ne lot































Skuadra e Real Madridit e mbylli sezonin 2023/24 në La Liga me një barazim në shtëpi ndaj Real Betis me rezultatin e bardhë 0-0.

kros2

Në minutën e 87-të, futbollisti gjerman, Toni Kros u largua nga fusha dhe ishte një moment emocionues që do të mbetët në mendjen e secilit tifozë madrilen.

Kroos u largua nga fusha, kurse rrugës për në stol vajza e tij zbret në fushë për ta përqafuar.

Të dy fillojnë të qajnë nga emocionet, sepse kjo ishte ndeshja e fundit e mesfushorit gjerman me fanellën e Real Madridit në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Kujtojmë që tani, Krosit i ka mbetur vetëm edhe një ndeshje me Real Madridin, atë të finales së Ligës së Kampionëve dhe më pas me Gjermaninë në Euro 2024.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts