Holanda fitoi pastër kundër Rumanisë me rezultatin 3-0 ditën e sotme, duke prerë kështu biletën për fazën çerekfinale të Kampionatit Europian 2024.
Një rast i rrallë në fakt ka ndodhur gjatë golit të tretë të shënuar nga “Tulipanët”. Kur Malen po i drejtohej zonës, aty qëndronin një palë këpucë që portieri rumun Nita i shikoi si rrezik, sepse mund ta devijonin topin dhe t’i ndryshonin drejtimin.
Nita i spostoi me këmbë, dhe në fakt, Malen goditi mu aty ku ishte e vendosur njëra këpucë. Në një farë mënyre, portieri rumun e ndihmoi holandezin të shënonte. (VIDEO)
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co