Një tjetër emër i madh i muzikës italiane ne Vlorë. Fausto Leali ka ndezur skenën e teatrit Petro Marko per rreth 90 minuta ku ka sjellë kënget me te mira te repertorit te tij ndërsa të pranishëm kanë qenë qindra artdashës vlonjat. Fausto Leali, fitues i dhjetëra çmimeve dhe ne festivalet e Sanremo, vjen ne Vlore pas të tjerë artisteve dhe këngëtarëve italiane në periudha të ndryshme.
Këngët e repertorit te tij janë shoqëruar edhe nga te pranishmit në salle për të cilët ishte padyshim një tjetër eveniment i jashtëzakonshem ne Vlore. Vete artisti i madh vlonjat ka mbetur i surprizuar duke pranuar se do te rikthehet serish ne Vlore.
Fausto Leali: Eshte hera e pare se vij ne Vlore. Nje qytet shume i bukur, i mrekullueshem. Ndoshta do te kerkoj nje apartament ketu. Publiku sot ka qene fantastik. Kam mbetur i mrekulluar. Nese do te rikthehem? Natyrisht qe Po bashke me gruan time. Nuk e di nese do te vij thjesht për pushime apo te marr një apartament te vogël ketu ne Vlore. Koncerti sot ishte diçka fantastike. Dua ti falenderoj te gjithë qe bene te mundur këtë organizim dhe këtë koncert ne Vlore.
Ashtu si edhe me pare me artiste te tjerë koncerti i Fausto Leali është iniciuar nga biznesmeni vlonjat Sinan Idrizi,Konsullata e Italise dhe bashkia. Vete Idrizi e kryebashkiaku Dredha e kane cilësuar një tjetër ngjarje te rëndësishme kulturore ne Vlore te cilat padyshim qe do te vijojnë me te tjere artiste dhe emra te njohur te muzikës italiane.
Vlerësime edhe nga qytetare e artdashës për te cilet ishte një mbrëmje magjike.
Pupo, Ricchi e Poveri e shume te tjerë performuan në Vlore vitin e kaluar duke kulmuar me koncertin Sanremo ne Vlore ne muajin korrik. Ndërsa tashme ne skene Fausto Leali por te tjere emra te njohur te skenës dhe muzikës italiane do te jene ne vazhdimësi ne Vlore.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co