Espanjol fitoi 2 me 1 kundër Majorkas. Dhe golin e parë të takimit për Espanjol e shënoi pikërisht Marash Kumbulla.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare shkëlqeu në fushë dhe për këtë mori vlerësimin 8.4 nga “Sofascore”. Gjatë ndeshjes që luajti të plotë si titullar, Kumbulla pati 2 bllokime të gjuajtjeve nga kundërshtarët, 2 ndërhyrje.
Në anën tjetër 30 nga 36 pasimet e tij ishin të sakta. Fitoi 4 nga 5 duelet në fushë dhe 5 nga 7 duelet me kokë. Ndërkohë me goditjen e pjesës së parë, dërgoi dhe topin në rrjetë.
Pas një periudhe prej 3 humbjeve në La Liga, Espanjol fitoi dhe renditet aktualisht në vendin e 12-të.
Goli i Marash Kumbullës: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL