Santos ka kaluar vetëm një sezon në Serinë B, pasi tani është rikthyer në Kategorinë e Parë braziliane.
Ish-klubi i Peles dhe Nejmarit fitoi në shtëpi kundër Coritiba, (2-0), falë golave nga qendërsulmuesi Vendel Silva (20’) dhe anësori venezuelas Romulo Otero (41’) nga një goditje dënimi.
Me 68 pikë të marra në 36 ndeshje, klubi nga porti i Santos, nuk mund të arrihet më nga Ceara i pesti, dy ditë para përfundimit të Kampionatit të Kategorisë së Dytë, ku promovohen vetëm katër skuadrat e para.
Nën drejtimin e trajnerit brazilian Fabio Carille, riemërimi i të cilit në 2025 mbetet i pasigurt, Santos dominoi renditjen për pjesën më të madhe të sezonit, pasi u rrëzua vitin e kaluar për herë të parë në historinë e tij shekullore.
PANORAMASPORT.AL