Penalltia e anuluar e Julian Alvarez ishte momenti vendimtar në ndeshjen e Ligës së Kampioneve mes Atletiko dhe Real Madrid. Në Metropolitano pati disa sekonda dyshimi, ku mosbesimi arriti edhe te pankina e madrilenëve. Sulmuesi Rodrigo Goesh shpjegoi në televizionin brazilian se si e përjetuan momentin pas goditjes së argjentinasit.“Ishte qesharake. Unë isha në stol me shokët e skuadrës duke e parë atë dhe mënyra se si topi del nga këpucët e tij është shumë e çuditshme, sikur ta kishte prekur dy herë. U bë një zhurmë, ne kishim një kamerë pas dhe filluam të bërtisnim: “Dy prekje, dy prekje dhe i bëmë presion arbitrit, dy prekje nuk i kisha parë kurrë më parë”, tregoi ai.
Mbape ishte ndër të parët që e vuri re dhe paralajmëroi prekjen e dyfishtë të penalltisë së argjentinasit. “Dy prekje”, mund të shihet qartë duke thënë francezi në fushë. Ai shkoi shpejt te arbitri për të protestuar dhe për të kërkuar rishikim.
Karlo Ançeloti u shpreh se: “Unë mendoj se ata tashmë e kishin zbuluar atë. Në kohën kur e kuptuam këtë dyshim, ai ishte zbuluar tashmë nga VAR. Unë nuk e kam vënë re këtë. E pashë dhe më duket se prekjen e dytë e luan me këmbën e majtë.”
PROTESTA E LOJTARËVE TË REALIT (VIDEO)
BRIKENA BISKU- PANORAMASPORT.AL
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co