Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përsëritur veprimin e bërë disa ditë më parë, teksa u ngjit mbi një hekur dhe përcolli një mesazh.
Edhe sot Meta ka hipur sërish majë paraleles, me të cilën u bë viral në rrjetet sociale.
Kreu i PL ka mbajtur edhe një fjalim të shkurtër.
“”Faleminderit” Bashkisë së Tiranës që ndjek aktivitetet e mia sportive dhe që më në fund u kujtua ta lyejë me bojë të bardhë kuadratin e hekurit tek kodrat e kryeqytetit!
Një përshëndetje edhe për të gjithë ata që herën e parë menduan se isha ngjitur këtu me helicopter”, shkruan Meta.
[embedded content]
Ilir Meta publikon çdo ditë video nga palestra si dhe nga aktiviteti i tij fizik në natyrë.
BalkanWeb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co