Premier League zbriti në fushë këtë pasdite, me ndeshje mjaft të rëndësishme të kësaj jave. Liverpool mundi 0-1 ndaj Nottingham, duke shënuar golin e fitores vetëm në shtesë, me anë të Nunez. Me këtë rezultat, The Reds kryesojnë me 60 pikë, 1 pikë më shumë se City.
Chelsea nuk shkon më shumë se një barazim 2-2 ndaj Brentford. Në Brentford Community Stadium (London), të besuarit e Pochettinos realizuan të parët me Jackson, por u përmbysën pas golave të Roerslev dhe Wissa. Për t’i dhënë një pikë Chelseat mendoi Disasi.
Tottenham kaloi me shifrat 3-1 Crystal Palace. Spurs bënë të pavlefshëm golin e Eze-së, teksa “tundën rrjetën” me Werner, Romero dhe Son. Në takimin tjetër, Everton-West Ham u mbyll 1-3.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co