Bota Sport

VIDEO/ Olmo bën heroin në debutimin me Barcelonën, katalanasit përmbysin skuadrën e futbollistit të Kombëtares shqiptare

video olmo ben heroin ne debutimin me barcelonen katalanasit permbysin skuadren e futbollistit te kombetares shqiptare





































Debutim ëndrrash për Dani Olmon me fanellën e Barcelonës. Ylli spanjoll u fut nga stoli në startin e pjesës së dytë, dhe shënoi golin e përmbysjes 1-2 ndaj Rajo Vajekanos së Ivan Balliut, në duelin e vlefshëm për javën e tretë të La Ligës. 

barcaaa

Vendasit shënuan të parët me Lopez në minutën e 9-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për Rajo Vajekanon. Në fragmentin e dytë të lojës ishin katalanasit ata që morën “frenat” e ndeshjes.  

Në minutën e 60-të Pedri vendosi baraspeshën e përkohshme, ndërkohë që Olmo shënoi golin e fitores në minutën e 82-të pas asistit të Jamal. 

Ky ishte triumfi i tretë radhazi për Barcelonën në kampionat, që e ka nisur sezonin në mënyrë perfekte. Për sa i përket Ivan Balliut, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u aktivizua titullar në këtë duel, duke qëndruar në fushë gjatë gjithë duelit. 

Për sa i përket perballjeve të ardhshme, Barcelona do të presë Valadolidin në duelin e javës së katërt, ndërsa Rajo Vajekano do të luajë me Espanjolin e Marash Kumbullës në transfertë.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts