Shqiperia

(VIDEO) Operacion anti-drogë në Shkodër, policia asgjëson 361 bimë kanabis. Arrestohet 67-vjeçari (EMRI)

video operacion anti droge ne shkoder policia asgjeson 361 bime kanabis arrestohet 67 vjecari emri
video operacion anti droge ne shkoder policia asgjeson 361 bime kanabis arrestohet 67 vjecari emri

Një 67-vjeçar i identifikuar si Ahmet Lanej ka rënë në pranga nga policia gjatë një aksioni anti-drogë në Shkodër.

Teksa janë asgjësuar 361 bimë kanabis, në pranga ka rënë vetëm 1 person, në kuadër të operacionit ‘’Territor i pastër”.

Shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur  kapjen dhe  arrestimin në flagrancë të shtetasit Ahmet Lanej, 67 vjeç, banues në fshatin Trush, i cili po kujdesej për 215 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Ndërkohë që vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Vijon me intensitet megaoperacioni “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Asgjësohen 361 bimë kanabis

Kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Trush, në mes të një parcele me misër, si rezultat i monitorimit me dron, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 67-vjeçari, Ahmet Lanej.

Asgjësohen nëpërmjet djegies 215 bimë kanabis që ishin kultivuar nga 67 vjeçari.

Ndërkohë monitorimi ka vijuar dhe në territorin e njësisë administrative Pult. Gjatë monitorimit u konstatuan të kultivuara  dhe u asgjësuan 146 bimë kanabis.

Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Territor i pastër” shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrollit të territorit  me patrulla toksore dhe duke përdorur dronë për monitorim ajror,  në njësinë Administrative Bërdicë, në fshatin Trush, kanë konstatuar se në mës të një parcele me misër ishin kultivuar bimë kanabis.

Shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur  kapjen dhe  arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 67 vjeç, banues në fshatin Trush, i cili po kujdesej për 215 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Gjithashtu gjatë kontrollit të territorin me dron në njësinë administrative Pult u gjetën dhe u asgjësuan 146 bimë kanabis.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts