Vazhdon mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila po ballafaqon presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Këshilltarja e presidentes së Kosovës, Engesa Vitia ka publikuar pamjet, kur Vuçiçin duket se nuk e zë vendi, kur presidentja e Kosovës Osmani i përmend Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin e Shyhrete Tahirin, të cilët serbët i kanë vrarë familjet e i kanë dhunuar.
Postimi i këshilltares të presidentes Vjosa Osmani:
Ky është reagimi i Vuçiqit kur Presidentja Vjosa Osmani flet për Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin e Shyhrete Tahirin.
Këto katër heroina janë simbol i forcës, i guximit, i mbijetesës, por edhe i sukseseve të Kosovës.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co