VIDEO/ Panik në Bolivi, trupa të armatosur dhe automjete të blinduara mësyjnë drejt Presidencës, frikë për “grusht shteti”

video panik ne bolivi trupa te armatosur dhe automjete te blinduara mesyjne drejt presidences frike per grusht shteti
video panik ne bolivi trupa te armatosur dhe automjete te blinduara mesyjne drejt presidences frike per grusht shteti

Trupa të armatosur dhe automjete të blinduara kanë mësyrë në ambientet e Presidencës në qytetin La Paz të Bolivisë, në atë që dyshohet se është një tentativë për grusht shteti.

Presidenti i vendit Luis Arce ka kërkuar që demokracia të “respektohet” pasi ushtarët u raportuan se ishin zhvendosur në qendër La Paz.

Ish-presidenti Evo Morales paralajmëroi për një “grusht shteti” të afërt, duke akuzuar gjeneralin Juan José Zúñiga se planifikonte të merrte pushtetin.

“Tre shefat e forcave të armatosura kanë ardhur për të shprehur shqetësimin tonë. Do të ketë një kabinet të ri ministrash, me siguri gjërat do të ndryshojnë, por vendi ynë nuk mund të vazhdojë më kështu,” tha gjenerali Juan Jose Zuniga.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →