Sport

VIDEO/ Paqe dhe spektakël në pjesën e parë, Shaqiri eurogol në Skoci-Zvicër

video paqe dhe spektakel ne pjesen e pare shaqiri eurogol ne skoci zvicer
video paqe dhe spektakel ne pjesen e pare shaqiri eurogol ne skoci zvicer

Përfundon 1-1 pjesa e parë e ndeshjes së Europianit mes Zvicrës dhe Skocisë. “Helvetët” dominuan në mbajtjen e topit në pjesën e parë, duke zhvilluar një lojë mjaft të mirë. Gjithsesi, të parët realizuan skocezët, me anë të një kundërsulmi. Ekipi i Clarke festoi në të 13-tën, falë një autogoli të Schar.

Xherdan Shaqiri përfitoi në maksimum nga një gabim i rivalit, duke vendosur ekuilibrat në të 25-tën, me një  goditje të bukur nga distanca. (25’).

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts