Shqiperia

VIDEO/ Pas Dhërmiut zjarri përfshin edhe Qafën e Llogarasë, flakët masive rrezikojnë kurorën e gjelbër

video pas dhermiut zjarri perfshin edhe qafen e llogarase flaket masive rrezikojne kuroren e gjelber
video pas dhermiut zjarri perfshin edhe qafen e llogarase flaket masive rrezikojne kuroren e gjelber

Qafa e Llogarasë së bashku me Dhërmiun janë prekur ditën e sotme nga flakë masive, të cilat ende nuk janë shuar.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, por edhe ndihmës nga Forcat Ajrore, flakët në Qafën e Llogarasë vijojnë të djegin bimësinë.

Në pamjet e publikuara nga gazetari Blendi Fevziu shfaqen flakët, të cilat po rrezikojnë kurorën e gjelbërt të Llogarasë edhe gjatë orëve të natës.

Po ashtu flakët kanë krijuar probleme edhe me qarkullimin e automjeteve në këtë zonë, me Ministrinë e Mbrojtjes që u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të evitojnë këtë aks.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts