Shqiperia

VIDEO/ Pas më tepër se tre orësh, Ndrea Prendi del nga SPAK: Do të vij sa herë që më thërrasin

video pas me teper se tre oresh ndrea prendi del nga spak do te vij sa here qe me therrasin
video pas me teper se tre oresh ndrea prendi del nga spak do te vij sa here qe me therrasin

Pas 3 orë e 20 minutash në ambientet e SPAK, Ndrea Prendi ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se Prendi nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve, nëse në SPAK ka qenë për t’u marrë në pyetje për 21 janarin.

Prendi ka thënë se do të vijë në SPAK sa herë që ta thërrasin. “Do të vij në SPAK sa herë që të më thërrasin, për çdo çështje të mundshme”, ka thënë ai.

[embedded content]

Kujtojmë se SPAK ka rihapur hetimet për çështjen e “21 Janarit”, protestë ku humbën jetën 4 persona.

Ditën e djeshme në ambientet e SPAK janë paraqitur familjarë të Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë në 21 Janar të vitit 2011.

Gjatë protestës së opozitës së asaj kohe, Ndrea Prendi shërbente si komandanti i Gardës së Republikës, e cila hapi zjarr drejt protestuesve në 21 Janar.

[embedded content]

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts