Bota Sport

VIDEO/ Penallti dhe gol në pozicion jashtë loje, Partizani kthehet me humbje dhe pa Rrapajn nga Gjeorgjia

video penallti dhe gol ne pozicion jashte loje partizani kthehet me humbje dhe pa rrapajn nga gjeorgjia



































Partizani ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Konferencës përballë Iberia 1999 në Gjeorgji, në një sfidë ku episodet nuk ishin në favor të të kuqve dhe rrezikojnë mundësitë e kualifikimit.

bandicam 2024-07-25 18-33-33-405

Vendasit u shfaqën rrezikshëm disa herë para Qirkos, derisa ky i fundit shkaktoi penallti me një ndërhyrje të gabuar pas 30 minutash lojë. Avantazhi nga pika e bardhë i dha qetësi gjeorgjianëve të cilët administruan lojën dhe nuk lejuan të kuqtë të afroheshin rrezikshëm pranë portës së tyre.

Starti i pjesës së dytë solli goditjen e radhës, kur Rrapaj u ndëshkua me të kuq dhe la ekipin me 10 lojtarë që në minutën e 47. Gjeorgjianët vuajtën për pak minuta, por më pas gjetën edhe golin e dytë me Syla, i cili vështirësoi mw shumë punën e të kuqve.

Partizani u mundua të rihapte ndeshjen, por e kishte të pamundur përballë vendasve të kujdesshëm në mbrojtje e kështu, të kuqtë kthehen në Shqipëri me një humbje që bën shumë të vështirë mundësinë e kualifikimit.

IBERIA 1999-PARTIZANI 2-0

31′ (p) Nonikashvili, 57′ Syla

NGJARJET KRYESORE

90’+9’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Iberias.

90’+4’ Maget jep një top në qendër për Kekon i cili nuk ia del të kontrollojë e gjuajë drejt portës, me sferën që shkon në fundore.

90’+1’ Jinjolava ekzekuton një goditje dënimi direkt në portë nga e djathta e zonës, por nuk gjen katërkëndorin e Qirkos.

90’ Jepen 8 minuta shtesë.

87’ Buxhelaj i lë vendin Kekos në radhët e të kuqve.

86’ Tabatadze dhe Syla lënë fushën e lojës për t’i bërë vend Geguçadze dhe Sikharulidze.

85’ Panik në zonën e vendasve pas në goditje këndi, me mbrojtjen e cila me vështirësi largon topin përsëri në këndore.

83’ Zguro harkon tre herë në zonë nga e majta, asnjë nga futbollistët e të kuqve nuk ia del të gjuajë drejt portës.

80’ Një tjetër pasim për Buxhelajn në qendër të zonës, mbrojtësi nuk ia del të kontrollojë siç duhet dhe vendasit largojnë rrezikun.

80’ Hadroj harkon nga e djathta, mbrojtja vendase largon rrezikun.

79’ Kokhreidze i lë vendin në fushë Mamatsashvilit në radhët e Iberia 1999.

71’ Pas një harkimi në zonë nga e majta, Tabatadze nuk ia del të gjuajë në portën e QIrkos. (VIDEO)

71’ Cara dhe Mehmeti lënë fushën e lojës për t’i bërë vend Taipit dhe Pilotos.

68’ Nonikashvili ndëshkohet me të verdhë pas faullit ndaj Mehmetit.

66’ Qirko shpëton Partizanin nga goli i tretë, teksa ndal gjuajtjen e Syla pas një tjetër pavëmendje të të kuqve. (VIDEO)

65’ Mundësia e parë e mirë e Partizanit për të rihapur ndeshjen me Zguron i cili nga e majta gjen Buxhelajn por gjuajtja e këtij të fundit shkon jashtë. (VIDEO)

62’ Bintsuka i lë vendin në fushë Ismailit në radhët e Partizanit.

57’ Vjen goli i dytë i vendasve, pas një aksioni nga e majta me sferën që shkon te Syla i cili e shtyn në rrjetë. Të kuqtë protestojnë për pozicion jashtë loje, por gjyqtari bën shenjë ngë qendra. (VIDEO)

54’ Hadroj nga e djathta hyn në zonë dhe mundohet të shmangë këdo që i del para, por e tepron dhe mbrojtësit vendas i heqin topin nga këmbët.

52’ Partizani tenton me goditje këndi radhazi të gjejë portën, por mbrojtja gjeorgjiane është e vëmendshme dhe largon rrezikun.

50’ Të kuqtë kërkojnë penallti për prekje të topit me dorë në zonën kundërshtare, gjyqtari sinjalizon vetëm këndore. (VIDEO)

48’ Edhe Cara ndëshkohet me të verdhë për protesta.

47’ Jepet kartoni i dytë i verdhë për Rrapajn, i cili del kështu nga fusha e lojës me të kuq.  (VIDEO) (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis me ndryshime te të kuqtë, pasi Janjeva merr vendin e Bytyçit.

45’+5’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të vendasve.

45’+2’ Kapanadze harkon nga e djathta në zonë për Nonikashvilin, gjuajtja e këtij të fundit me kokë kalon mbi traversë. (VIDEO)

45’+1’ Mamagaishvili harkon një goditje dënimi nga e djathta, sfera devijohet direkt në fundore.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

44’ Bytyçi ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në gjysmëfushën kundërshtare.

39’ Rrapaj nis një top në thellësi për Hadrojn, anësori i Partizanit nuk arrin.

36’ Karton i verdhë për Maget pas një përplasje në mesfushë me Nonikashvilin ku ai reagoi ndaj kundërshtarit të tij.

37’ Cara provon të bëjë gjithçka vetë në qendër duke tentuar të gjejë portën, por mbrojtësit vendas në fund i heqin topin nga këmbët.

34’ Kokhreidze ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Bintsuka.

31’ Iberia gjen avantazhin! Nonikashvili shënon nga pika e bardhë. (VIDEO)

30’ Penallti për Iberian! Mamageishvili niset me një kundërsulm të shpejtë, shmang një mbrojtës dhe pastaj Qirkon i cili e pengon, teksa gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)

26’ Mamageishvili ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Hadrojt.

25’ Kundërsulm i Partizanit pas një goditje dënimi të vendasve, Bintsuka gjuan por çon sferën në duart e portierit vendas. (VIDEO)

20’ Bintsuka ndëshkohet me të verdhë pasi goditi topin pas vërshëllimës së gjyqtarit.

19’ Cara niset drejt portës, por peshkohet në pozicion jashtë loje.

16’ Tentativa radhazi të të kuqve për të çarë në krahun e majtë të sulmit, por pa shumë sukses deri në këto momente.

13’ Rrapaj tenton vetë me një gjuajtje të fortë nga distanca, sfera kalon mbi traversë.

12’ Cara tenton portën nga e majta, gjuajtja e tij devijohet në këndore.

10’ Vendasit rrezikojnë përsëri me Syla në të majtën, Qirko bllokon gjuajtjen e kundërshtarit. (VIDEO)

7’ Rrapaj ndal Mamageishvilin të nisur në kundërsulm në mënyrë të parregullt dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

5’ Mamageishvili ka një mundësi të artë për të shënuar për vendasit, pas një gabimi të Zguros, por Qirko i bllokon rrezen e portës dhe shmang golin. (VIDEO)

4’ Maget jep një top të gjatë në thellësi, por është shumë i fortë për Carën që nuk e arrin.

1’ Nis dueli në Gjeorgji

FORMACIONET ZYRTARE

IBERIA 1999: Makaridze, Kapanadze, Agjakua, Jgerenaia, Jinjolava, Kardava, Nonikashvili, Mamageishvili, Tabatadze, Syila, Kokhreidze
Trajner: Levan Korgalidze

PARTIZANI: Qirko, Buxhelaj, Sembene, Bytyçi, Hadroj, Mehmeti, Maget, Zguro, Rrapaj, Bintsuka, Cara.
Trajner: Orges Shehi

fdsfsdfdfsdfdsf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts