Reali i Madridit e ka nisur vitin 2025 në mënyrën më të çmendur të mundshëm, teksa mposhti me rezultatin 1 me 2 Valencian në duelin që i pati të gjitha.
Kjo përballje ishte e vlefshme për javën e 12-të të La Ligës, teksa Valencia e mbylli pjesën e parë me rezultatin 1 me 0.
Në minutën e 55-të, Bellingham shpërdoroi një 11-metërsh, duke dëshpëruar madrilenët, teksa 5 minuta më vonë, Kilian Mbapesë iu anulua një gol nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
Si të mos mjaftonin këto dy episode, skuadra e Ançelotit, mbeti me 10 lojtarë në minutën e 79-të, ku Vinicius Zhunior u ndëshkua me karton të kuq. Por edhe pse me 10 lojtarë, Reali gjeti forcat për të përmbysur rezultatin.
Në minutën e 85-të, ishte Modriç i cili i hedhur nga stoli, fillimisht vendosi baraspeshën, ndërkohë që në minutën e 96-të, do të ishte Bellingham që do të shlyente penalltinë e humbur, duke shënuar golin e përmbysjes së çmendur. Një ndeshje kjo për zemra të forta, ku në fund ishin madrilenët ata që festuan marrjen e 3 pikëve.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
PANORAMASPORT.AL