Bota Sport

VIDEO/ Përfundon aventura Europiane për Dritën, polakët e Legias triumfojnë në “Fadil Vokrri” me gol në minutat e fundit

video perfundon aventura europiane per driten polaket e legias triumfojne ne fadil vokrri me gol ne minutat e fundit





































Te Drita e Gjilanit besonin fortë te përmbysja e çmendur ndaj Legias së Varshavës, pas disfatës 2-0 në ndeshjen e parë, por mrekullia nuk ndodhi, pasi në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, ishte sërish skuadra polake ajo që triumfoi me rezultatin 0-1, falë golit të shënuar nga Pekhart në minutën e 90+1’.

legia

Në këtë përballje te Legia u aktivizua edhe mesfushori Celhaka, i cili u fut në fushë në minutën e 84-t, kur rezultati ishte 0-0. 

Vlen të theksohet fakti se Drita mbeti me 10 lojtarë në minutën e 77-të, pas ndeshkimit me kartonin e dytë të verdhë të kapitenit Ron Broja.  

Kësisoj Legia e Varshavës u kualifikua për në grupet e Ligës së Konferencës, ndërkohë që Drita e mbylli këtu aventurën Europiane.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts