Bologna duket se e ka seriozisht këtë sezon në Serie A. Të besuarit e Thiago Mottas dolën me pikët e plota nga kryeqyteti, teksa triumfuan 1-2 ndaj Lazios në Stadio Olimpico (Rome).
Lacialët ndëshkuan kundërshtarin me anë të danezit Gustav Isaksen në minutën e 18-të, por pas 20 minutash, El Azzouzi u kundërpërgjigj mjaft mirë. Skuadra nga Bologna fitoi falë golit të Zirkzee, në minutën e 78-të.
Lazio e Sarrit renditet në vendin e tetë me 37 pikë, ndërsa Bologna në vendin e pestë me 45 pikë. Serie A rezervon sonte përballje mjaft interesante, me Romën dhe Milanin që luajnë respektivisht në transfertën e Frosinones dhe Monzës.
[embedded content]
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co