Një avion i American Airlines me 64 pasagjerë në bord është përplasur me një helikopter ushtarak pranë aeroportit të Washington-it, në lumin Potomac.
CNN ka publikuar komunikimet e fundit mes kullës së monitorimit të trafikut ajror, pilotëve dhe ekipeve të shpëtimit.
Në audion e transmetuar, një kontrollor i trafikut ajror dëgjohet duke pyetur operatorin e helikopterit nëse ai mund ta shohë avionin e pasagjerëve.
“PAT 2-5 e shihni CRJ përballë jush? PAT 2-5 kaloni pas CRJ!”, thotë kontrollori, i ndjekur menjëherë nga një reagim i paqartë dhe një “uç” me zë të lartë nga kulla në momentin e përplasjes së avionit me helikopterin.
Më pas kulla lajmëroi një pilot tjetër për atë që kishte ndodhur.
“Nuk e di nëse e keni kuptuar më herët atë që ndodhi, por pati një përplasje. Ne do të mbyllim operacionet për një kohë të pacaktuar. Ju sugjeroj shumë të koordinoheni me kompaninë. Më tregoni se çfarë doni të bëni”, thotë kontrollori.
Audioja zbuloi gjithashtu se një tjetër pilot e kishte parë incidentin dhe e kishte konfirmuar me një kontrollor të trafikut ajror.
Një tjetër pilot mund të dëgjohej duke thënë: “Po, ishim pranë dhe pamë flakë nga ana e kundërt e Potomac.”
Një kontrollues thotë: “Me sa duket të dy avionët e përfshirë janë në lumë, kërkimi dhe shpëtimi do të vazhdojë”.
Një numër avionësh të tjerë bënë devijuan në aeroporte të tjera pas incidentit, pasi fluturimet në DCA u ndaluan.
Për fat të keq, deri tani raportohet për 18 viktima, por numri mund të rritet, pasi autoritet dyshojnë se mund të ketë të mbijetuar. Ekipet e kërkim-shpëtimit janë të angazhuar për të kërkuar njerëzit e tjerë, por ende nuk dihet saktësisht sa persona kanë vdekur dhe shpëtuar.
Audio from the air traffic control tower captures the moment officials saw a plane and helicopter crash near Reagan National Airport. #WashingtonDC #NorthernVirginia #DMVnews #Virginia #Maryland #DCA #americanairlines #planecrash
NBC Washington pic.twitter.com/RnivpZOq4s
—
Wars and news
(@EUFreeCitizen) January 30, 2025