Real Sociedad mposhti Barcelonën 1-0 falë golit të Sheraldo Beker, duke i dhënë fund serisë pozitive të blaugranëve dhe mbi të gjitha duke mos pësuar asnjë gol nga sulmi “atomik” i kundërshtarëve.Megjithatë, fitorja e baskëve nuk ishte pa polemika pasi në minutën e 13-të të pjesës së parë, katalanasit kaluan në avantazh, por goli i Levandovskit u anulua për shkak të pozicionit milimetrik të polakut jashtë loje. Një vendim “kufitar” që ka ngjallur lloj-lloj spekulimesh në rrjetet sociale.
Kuadra Fernandez i besoi offside gjysmë automatike, një nga risitë e këtij sezoni në La Liga, ku Leva kishte gishtin e këmbës pak përpara në krahasim me pozicionin e Aguerd. Disa, megjithatë, pretendojnë se linja ishte tërhequr keq dhe se sulmuesi i Barçës ishte në një pozicion të rregullt.
Pak para fillimit të pjesës së dytë, Hansi Flik i kërkoi shpjegime arbitrit, i cili u përgjigj: “Ti thua se nuk është jashtë loje, çfarë të bëj unë? Për ju nuk është sepse vendimi shkon kundër ekipit tuaj. Nëse VAR-i na thotë se është offside, pse duhet ta shpikim?”.
PANORAMASPORT.AL