“Audi Q8” luksoz i personazhit të rrjeteve sociale, Kozak Braçi është sekuestruar nga Policia Rrugore në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Mësohet se Kozaku u ndalua nga uniformat blu teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur në orën 3 të mëngjesit, teksa ishte live në rrjetin social TikTok.
Sipas burimeve nga Policia, Kozaku po drejtonte makinën nën efektin e alkoolit i cili ka rezultuar mbi normat e lejuara. Gjithashtu, ai lëvizte me shpejtësi të lartë në zona të banuara, duke shkelur edhe semaforët. Në videon që ka siguruar BalkanWeb, duket edhe automjeti i Kozakut, “Audi Q8” me ngjyrë jeshile, teksa merret nga policia.
[embedded content]
Vitin e kaluar, një nga makinat luksoze të Kozak Braçit u dogj, ngjarje për të cilën ai njoftoi personalisht përmes një postimi në rrjetet sociale.
Gjatë javës së fundit, 25 persona janë arrestuar dhe proceduar nga Policia Rrugore e Tiranës, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor mes tyre për drejtim në gjendje të dehur të mjetit, 8 pa patente dhe 1 nën efektin e lëndëve narkotike.
Po ashtu, gjatë kësaj jave janë vendosur 7,889 gjoba: Përfshirë 261 për tejkalim shpejtësie, 189 për përdorim celulari, 472 për mosvendosje rripi sigurimi dhe 5,724 për parkim të gabuar.
Gjithashtu, 22 leje drejtimi janë pezulluar, 12 automjete janë bllokuar, përfshirë 3 me targa të huaja.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co