Bota Sport

VIDEO/ Presidenti i FIFA-s injoron finalen e Europianit dhe Kupës së Amerikës, Infantino shfaqet duke kërcyer në dasmën e djalit të miliarderit indian

video presidenti i fifa s injoron finalen e europianit dhe kupes se amerikes infantino shfaqet duke kercyer ne dasmen e djalit te miliarderit indian



































Edhe pse bota e futbollit përjeton në këto 24 orë dy finale të jashtëzakonshme siç janë ato të EURO 2024 dhe Kupës së Amerikës, presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, ka vendosur që të mos jetë pjesë e asnjë prej këtyre aktiviteteve.

saddsadasadsadsadsdasads

Dhe këtu nuk ka të bëjë fakti se nuk ka ditur se të zgjedhë mes tyre, pasi ai i ka injoruar plotësisht të dy finalet për një dasmë, që nuk është as e familjarëve të tij.

Gjatë kësaj fundjave, Infantino ka qenë në Indi, duke marrë pjesë në dasmën e djalit të miliarderit indian Mukesh Ambani. Ky i fundit, për ta bërë këtë dasmë sa më globale, ka ftuar personazhe të njohur që të marrin pjesë, shumë prej tyre nëpërmjet pagesës, në mënyrë që aktiviteti të shpërndahej sa më shumë në mediat ndërkombëtare.

Ndaj ndërsa futbolli botëror feston dy finale të ethshme, Infantino ka zgjedhur që si shfaqje të tij publike të ketë vetëm atë duke ecur në tapetin e kuq për evenimentin në Indi, si dhe disa video amatoriale që e shfaqin duke kërcyer këngë indiane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts