Bota

VIDEO/ Presidenti i Izraelit Isaac Herzog viziton Shqipërinë, pritet në takim nga kryeministri Edi Rama

video presidenti i izraelit isaac herzog viziton shqiperine pritet ne takim nga kryeministri edi rama





































Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog ndodhet në një vizitë në Shqipëri, ku është pritur në një takim nga kryeministri Edi Rama.

presidenti i izraelit

Vetë kreu i qeverisë ka publikuar pamjet e mikëpritjes në kryeministri. “Kënaqësi të mikpres Presidentin e Izraelit, Isaac Herzog”, shkruan Rama.

Më herët, presidenti i Izraelit u prit nga homologu shqiptar, Bajram Begaj. Bashkëpunimi dypalësh, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kosova, situata në Lindjen e Mesme dhe çështjet e sigurisë kibernetike ishin në fokus të bisedës kokë më kokë.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, e konsideroi këtë vizitë si një mundësi të shkëlqyer për gjetjen e mundësive të reja të forcimit të bashkëpunimit, duke shprehur përkushtimin e tij dhe të Shqipërisë në këtë drejtim.

Presidenti Begaj theksoi: “Shqipëria dhe Izraeli janë vende mike që ndajnë momente historike unike, të cilat na bashkojnë përgjithmonë”.

“Çdo shqiptar, – shprehu Presidenti Begaj, – është krenar kur kujton mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts