Një skenë qesharake ka ndodhur në senatin italian të zhvilluar ditën e djeshme.
Senati u mblodh për të diskutuar rreth çështjeve të Seria A dhe klubeve respektive, por me sa duket president i Lacios, Klaudio Lolito filloi të mërzitej. Ai është kapur nga kamerat duke e zënë gjumi, teksa në senat po diskutohej. Një pamje mjaft qesharake që po bën gjiron e rrjetit jo vetëm në Itali por në të gjithë Europën.
Më pas president i Napolit, De Laurentis bën “shpëtimtarin”, duke e zgjuar Loliton dhe parandaluar një poshtërim edhe më të madh.
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co