VIDEO/ Protesta e opozitës, shtyllat ku ndodhen kamerat e monitorimit lyhen me graso

video protesta e opozites shtyllat ku ndodhen kamerat e monitorimit lyhen me graso





































Protesta e opozitës, cila zhvillohet sot në orën 18:00 do të monitorohet edhe me kamera me rezolucion të lartë, të cilat janë vendosur në shtyllat.

shtylla

Me qëllim që qytetarët të mos shkulin kamerat, shtyllat janë lyer me graso.

Ndërkohë më herët edhe dera kryesore e kryeministrisë u fortifikua me materiale metalike.

Opozita ka marrë lejë që të protestojë për 4 orë, nga ora 18:00 deri në orën 22:00, në atë që ajo e quan nisja e mosbindjes civile.

PD ka kërkuar leje për zhvillimin e protestës para Kryeministrisë, por pritet që më pas të shtrihet në rrugët e Tiranës.

Policia ka marrë masa të forta për mbarëvajtjen e tubimit duke angazhuar mbi 1500 efektivë në terren, ndërsa grupe të FNSH do të mbikëqyrin lëvizjet e turmave.

Përveç policisë për protestën e PD është angazhuar edhe Garda e Republikës në mbrojtjen e institucioneve.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al