VIDEO/ Protesta në Francë, fermerët mësyjnë brenda panairit në Paris, përplasen me policinë

video protesta ne france fermeret mesyjne brenda panairit ne paris perplasen me policine
video protesta ne france fermeret mesyjne brenda panairit ne paris perplasen me policine

Fermerët francezë kanë hyrë në një panair të madh të fermave në Paris të shtunën përpara një vizite të presidentit Emmanuel Macron ku përfunduan duke u përleshur me policinë. Ata vijojnë protestat e tyre ndaj rregulloreve kufizuese mjedisore të BE-së, si dhe rritjes së kostove dhe taksave.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë fermerët duke brohoritur: “Macron, dorëhiqu!” ndërsa ata tentojnë të kalojnë linjat e policisë brenda panairit. “Kjo është shtëpia jonë!” ata u dëgjuan gjithashtu duke bërtitur ndërsa po përballeshin me autoritetet.

Në një moment, shpërtheu një përleshje e dhunshme, ku fermerët, anëtarët e stafit të panairit dhe policia shtynë njëri-tjetrin. Protestuesit arritën të depërtojnë trupat e policisë.

Është e paqartë nëse dikush është lënduar nga përplasja. Sipas Reuters, të paktën një person u arrestua pas përleshjeve. Policia franceze deri më tani nuk ka komentuar mbi zhvillimet. Incidenti ndodhi përpara një vizite të planifikuar në panair nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →