VIDEO/ Protesta në sheshin Magdeburg pas sulmit vdekjeprurës, qytetarët dhe aktivistët: Ata që nuk e duan Gjermaninë, të largohen

video protesta ne sheshin magdeburg pas sulmit vdekjeprures qytetaret dhe aktivistet ata qe nuk e duan gjermanine te largohen








































Qindra qytetarë dhe aktivistë të ekstremit të djathtë kanë dalë në protestë në Gjermani pas ngjarjes tragjike në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, ku u vranë pesë persona, pasi një person u fut me makinë në treg dhe përplasi qytetarët.

GfVuQXHWEAA39fQ

Sipas gazetës lokale të lajmeve Volksstimme, rreth 500-600 aktivistë të ekstremit të djathtë u mblodhën në Hasselbachplatz në Magdeburg, pas një thirrjeje nga partia e ekstremit të djathtë AfD.

Flamujt gjermanë u shfaqën në shesh, si dhe flamuj rusë dhe pankarta ku shkruhej “Atdheu dhe riemigrimi tani”.

arthou-germany

“Ata që nuk e duan Gjermaninë, duhet të largohen nga Gjermania!” bërtisnin protestuesit. “Ne jemi populli”, “Jemi ngopur” apo “Nuk duam azilkërkues derra”, ishin disa nga parullat e tjera që u dëgjuan.

Ndërkohë, Policia ka ndërhyrë në një sherr që ka ndodhur mes dy personave të pranishëm në protestë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →