Opozita zhvilloi para Bashkisë së Tiranës protestën e 13-të radhazi këtë të premte. Skenari ka qenë i njëjti, shishe molotov dhe fjalime duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas arrestimit të ish-drejtorëve.
Një prej efektivëve të Policisë së Shtetit i vendosur në koordonin e sigurisë mori lëndime në këmbë, pas shpërthimit të një shishe molotov pak metra larg tij.
Në pamje duket efektivi teksa mbetet i lënduar, me gjasë nga një cifël shishes së molotovit.
[embedded content]
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co