Ndeshjet e pasdites në Serinë A kanë dhuruar rezultate shumë interesante, duke filluar nga barazimi 1-1 i Xhenoas me Romën.
Edhe pse verdhekuqtë shënuan të parët me anë të ukrainasit Dovbik, vendasit ia dolën të barazonin rezultatin me De Vinter në minutën e 6 shtesë të takimit.
Ndërkohë, Atalanta dha një provë force duke u kthyer te fitoret në shtëpi pasi triumfoi 3-2 përballë Atalantës me Berat Gjimshitin në fushën e lojës nga minuta e parë. Gjithçka ndodhi në pjesën e parë të sfidës ku golat e Retegui, De Ketelare dhe Lukman për vendasit bënë të pavlefshëm ato të Martinez Kuarta dhe Ken të miqve.
Sfida mes Torinos dhe Leçes u mbyll me rezultatin 0-0. Duhet theksuar se në radhët e Leçes në këtë sfidë ishte titullar jo vetëm Ylber Ramadani, por edhe Medon Berisha.
Xhenoa-Roma 1-1
Torino-Lecce 0-0
Atalanta-Fiorentina 3-2
GOLI I MARTINEZ KUARTA (VIDEO)
GOLI I RETEGUI (VIDEO)
GOLI I KEN (VIDEO)
GOLI I DE KETELARE (VIDEO)
GOLI I LUKMAN (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co