Pamje të reja janë shfaqur, që tregojnë se Anglia mund të ketë marrë një penallti të paqenë ndaj Holandës.
Brenda zonës holandeze, topi godet dorën e Bukayo Saka-s, mirëpo kjo gjë duket se “i ka shpëtuar” VAR-it. Anglezët fituan 2:1, por duket se një “dorë të mirë” ua ka dhënë edhe sistemi VAR.
Pasi Holanda shënoi e para me një gol të Xavi Simons, Anglia arriti që të barazojë shumë shpejt. Siç shikohet në pamje, përpara se topi të shkojë tek Harry Kane, Saka e ka prekur me dorë, madje 2 herë.
Gazetari sportiv Evan MacKenna thotë se VAR duket se gaboi në këtë rast. “VAR-i jo vetëm që nuk ishte në pozitë sipas udhëzimeve për t’i thënë gjyqtarit të shikonte monitorin për penalltinë e Kane, ai gjithashtu neglizhoi të kthente dy sekonda prapa për të treguar Sakën duke luajtur me dorë. Unë me të vërtetë nuk mendoj se profesionistët që shikojnë TV mund të jenë kaq të paaftë”, deklaroi ai.
[embedded content]
Shikoni vetë pamjet dhe gjykoni nëse penalltia e dhënë në favor të Anglisë, ishte apo jo gol.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co