Ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në finalen e Euro 2024 ka dhuruar një pjesë të parë shumë të luftuar, ku skuadrat e kishin më shumë mendjen që të mos linin hapësira për kundërshtarët. Dhe kjo prodhoi edhe faulle në disa momente ku ekipet tentonin të nisnin aksione sulmuese.
Një faull i tillë pa Karvahal të ndalte Bukajo Saka i cili ishte nisur drejt portës kundërshtare me shpejtësi. Një prekje e lehtë për të ndalur aksionin, teksa anglezët kërkuan menjëherë të verdhë për mbrojtësin.
Gjyqtari nuk e dha kartonin dhe kjo i dha zemër lojtarit të spanjollëve. Ai bëri me shenjë me duar sikur po qante drejt Saka, duke i dhënë një mesazh të qartë që të ndalte ankesat.
Një veprim që është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u bërë në fakt një nga momentet më të komentuara të pjesës së parë të ndeshjes, ku munguan gjuajtjet drejt portës.
Carvajal tells Saka to stop crying 😂 #EURO2024 #ESPENGpic.twitter.com/xz1jF6I4tp
— Football Report (@FootballReprt) July 14, 2024
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co