Sport

VIDEO/ Real Madrid bën detyrën, triumfon ndaj Getafes, Los Blancos në krye të klasifikimit

video real madrid ben detyren triumfon ndaj getafes los blancos ne krye te klasifikimit
video real madrid ben detyren triumfon ndaj getafes los blancos ne krye te klasifikimit

Real Madrid bën detyrën. Këtë herë, Los Blancos triumfuan 0-2 në fushën e Getafes. Mysafirët e nisën shumë mirë ndeshjen, madje rrezikuan 2 herë brenda 12 minutash. Fillimisht Vinicius “flirtoi” me golin, ndërsa më pas Joselu lëshoi sinjale të qarta.

Gjithsesi, pikërisht sulmuesi Joselu do zhbllokonte takimin në të 14-tën minutë, duke ndezur atmosferën te tifozët e galaktikëve, që kishin ardhur për të parë ndeshjen në “Coliseum Stadium”.

Vendasit e patën të vështirë të dilnin në lojën e tyre, pasi përpara kishin një mbrojtje solide.Me fillimin e pjesës së dytë, të besuarit e Carlo Ancelottit gjetën golin e sigurisë, sërish me anë të Joselu. Me këtë rezultat, Reali është në krye me 57 pikë, 2 pikë më shumë se Girona. Getafe gjendet në mesin e tabelës.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts