Real Madrid nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndaj Rayo Vallecanos, në përballjen e La Liga. Në Campo de Futbol de Vallecas (Madrid), Los Blancos realizuan të parët, duke të dhënë përshtypjen e një tjetër fitorje.
Të besuarit e Perez reagojnë që në pjesën e parë. De Tomas ekzekuton saktë një penallti, duke ndezur festën vendase. Rayo mbrojti me fanatizëm rezultatin deri në fund, për të marrë kështu një pikë shumë të rëndësishme. Ivan Balliu e nisi titullar këtë takim dhe luajti plot 90 minuta. Paraqitja e mbrojtësit shqiptar të Rayos është vlerësuar me notën 6.4.
Real Madrid kryeson me 62 pikë kampionatin spanjoll, me fokusin që është tashmë te ndeshja e radhës ndaj Sevillias. Në krahun tjetër, Vallecano renditet në vendin e 14-të me 25 pikë dhe do sfidojë Gironan në takimin tjetër.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co