Shqiperia

VIDEO/ RENEA arreston 71-vjeçarin që terrorizoi Korçën, efektivët prenë kangjellat e dritares për t’u futur në banesën e të moshuarit

video renea arreston 71 vjecarin qe terrorizoi korcen efektivet prene kangjellat e dritares per tu futur ne banesen e te moshuarit
video renea arreston 71 vjecarin qe terrorizoi korcen efektivet prene kangjellat e dritares per tu futur ne banesen e te moshuarit

Për rreth tre orë me radhë terrorizoi lagjen 15 në qytetin e Korçës duke qëlluar me armë zjarri, RENEA arrin të vendosë në pranga 71-vjeçarin.

Edmond Naska, i cili jetonte i vetëm, qëlloi 3 herë nga ballkoni i banesës së tij me armë zjarri, ndërsa refuzonte që t’i dorëzohej policisë.

BalkanWeb mëson se efektivët e RENEA arritën të hyjnë në banesën e të moshuarit pasi prenë kangjellat dhe thyen xhamat. Brenda pak minutave, siç duket nga pamjet, 71-vjeçari ka përfunduar në duart e policisë.

Edhe pse ishte i armatosur dhe konsiderohej me rrezikshmëri të lartë, 71-vjeçari nuk bëri rezistencë ndaj RENEA-s dhe atij i vënë prangat brenda në shtëpi.

Mësohet se i moshuari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts