Reshjet e dendura të shiut në Kosovë kanë shkaktuar përmbytje në disa fshatra të vendit.
Gjendja më alarmante ka qenë në fshatrat Bresanë, Zaplluxhë, Kuk, Kullibeg, Blaç dhe fshatra të tjera të Dragashit, ku uji ka hyrë dhe brenda banesave, shkruajnë mediet e Kosovës.
Burime të Telegrafit nga këto zona bëjnë të ditur uji ka depërtuar nëpër shtëpitë e këtyre fshatrave. Qytetarët kanë shpërndarë video në rrjetet sociale për të përshkruar gjendjen e rëndë si rrjedhojë e përmbytjeve.
Institucionet e sigurisë kanë apeluar për kujdes të shtuar, për shkak të situatës së emergjencës.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co