VIDEO/ Roma dhe Feyenoord diskutojnë në shtesë biletën e Europa League, Super-Tuci dhe Sparta e Pragës eliminojnë Galatasarayn

video roma dhe feyenoord diskutojne ne shtese bileten e europa league super tuci dhe sparta e prages eliminojne galatasarayn
video roma dhe feyenoord diskutojne ne shtese bileten e europa league super tuci dhe sparta e prages eliminojne galatasarayn

Roma dhe Feyenoord shkojnë në shtesë (Europa League), teksa ashtu si ndeshje e parë, edhe takimi i dytë përfundoi 1-1. Nën prezencën e 67,293 tifozëve, ndeshja nisi me ritëm të lartë. Gimenez realizoi në portën e skuadrës italiane që në minutën e pestë, gol për t’u cilin u desh edhe verifikimi nga ana e VAR. Një goditje perfekte nga distanca e Pellegrinit “shkundi merimangat” e portës holandeze, në minutën e 15-të. Të besuarit e De Rossit shtuan presionin dhe në të 37-tën ishte Karsdorp që provoi të përmbysë ndeshjen, por topi shkoi mbi traversë. Pjesa e dytë nuk prodhoi gol, me skuadrat që iu drejtuan shtesës.

Në ndeshjet e tjera, Sporting bën detyrën, teksa sonte nuk e vendosi aspak në diskutim kualifikimin. Portugezët fituan 3-1 në aktin e parë ndaj Young Boys, ndërsa sonte në Estádio José Alvalade (Lisbon), takimi përfundoi 1-1.

Super-triumf i Spartës së Pragës ndaj Galatasaray me shifrat 4-1 në Pragë, duke bërë kështu të pavlefshme fitoren 2-3 të turqve në sfidën e parë. Te skuadra çeke, lojtari shqiptar Indrit Tuci ishte protagonist me gol dhe asist, ndërsa ndeshje të mirë luajti edhe Qazim Laçi. Shorti i Europa League do të hidhet të premten, me skuadrat që do të mësojnë kundërshtarët në fazën tjetër.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →